Ngjyra jeshile simbolizon ngjyrën e parave… Mbase kjo është edhe arsyeja se pse oligarku qeveritar Nadir Çausholli i ka autobusët e tij ngjyrë jeshile e ndezur për të ndjellë ardhjen e parave…
Së fundmi oligarku i Shëndetësisë i dënuar me burg për mashtrimin e popullit me çmimet e ilaçeve që i shiste 12-fish më shumë se çmimi i blerjes, ka marrë nga Veliaj licencën e shërbimin e transportit urban në linjën e Unazës për kompaninë e tij ‘Green Line’.
Çausholli ka sjellë në Tiranë ato çfarë ai i pretendon si autobusa ekologjikë, por që përpos faktit që autobusët kinezë punojnë me naftë dhe baterinë e përdorin vetëm në spotet qeveritare, ndosin qytetin më shumë se linjat e tjera.
Denoncime të pafundme mbushin çdo ditë redaksinë tonë, ku duket ndotja që këto autobusë i bëjnë kryeqytetit.