E paimagjinueshme/ Një mace e zezë zgjidhet kryetare bashkie

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2022, 07:18

Një mace e zezë e quajtur Jinx u bë kryebashkiakja e qytetit “Hell” në Amerikë. Po, mirë e lexuat. Qyteti i Hell-it në Michigan ka një popullsi prej vetëm 72 banorësh dhe u ofron njerëzve mundësinë që të bëhen kryebashkiakë për një ditë apo edhe një orë.

Black Cat Named Jinx Becomes Mayor Of Hell

I fundit që ka marrë rolin është Jinx, një mace e adhurueshme që ka më shumë se 700,000 ndjekës në TikTok dhe 402,000 në Instagram. Macja Jinx jeton me pronaren e saj Mia, e cila e gjeti atë në vitin 2018.

Black cat named Jinx known for huge eyes, wonky feet to become MAYOR of Hell, Michigan - New York Times Post

Për shkak të popullaritetit të maces së saj, Mia pyeti ndjekësit në rrjetet sociale nëse ekziston mundësia që macja në fjalë të bëhej kryetare bashkie dhe u informua se çdokush mund të bëhet kryetar i Hell-it për një ditë, për sa kohë që ata paguajnë një tarifë prej 100 dollarësh, ose një tarifë prej 25 dollarësh nëse duan të jenë kryebashkiakë për një orë.

Cat known for huge eyes, wonky feet to become mayor of small Michigan town - mlive.com

Macja u bë zyrtarisht kryetare e bashkisë të dielën dhe u “shkarkua nga puna” më vonë të njëjtën ditë. Si pjesë e marrëveshjes, Jinx mori si dhuratë një triko, një filxhan dhe certifikatën që tregon se ajo është shpallur kryetare bashkie.

Burimi:www.unilad.co.uk | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Cat known for huge eyes, wonky feet to become mayor of small Michigan town - mlive.com

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit