“15,000 trupa ruse janë vrarë”/ Sekretari i Mbrojtjes: Rusia ka dështuar në pothuajse çdo objektiv të saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.04.2022, 20:49

Rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë, ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin hyn në javën e nëntë, u tha deputetëve Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Ukraine war: Ben Wallace says 15,000 Russian troops dead as UK to send anti-aircraft  vehicles | Daily Mail Online

Duke dhënë një përditësim mbi konfliktin, Wallace tha se numri i të vdekurve nga forcat e Vladimir Putin erdhi si pasojë e shkatërrimit të mijëra pajisjeve ushtarake. Ai tha se më shumë se 2,000 mjete të blinduara ruse janë shkatërruar.

Gjithashtu, sipas mediave të huaja më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë janë shkatërruar, ndërsa një anije është fundosur.

Russia-Ukraine war updates for April 16 2022

Sekretari britanik i Mbrojtjes shtoi se në 61 ditët e para të konfliktit, Rusia “ka dështuar në pothuajse çdo objektiv të saj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit