Dyshohet se vrau një nga 14 fëmijët e saj/ Djali i lutet shtetit të ndalojë ekzekutimin e nënës së tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.04.2022, 15:16

Bobby Alvarez ishte vetëm shtatë vjeç kur nëna e tij u arrestua me akuzën për vrasjen e motrës së tij të vogël. Tani ai është 22 vjeç, ndërsa po lutet që nëna e tij të mos ekzekutohet javën e ardhshme, pasi beson se ajo është e pafajshme.

Sipas mediave të huaja, Melissa Lucio, 53 vjeçe pritet që për disa ditë t’i injektohet një lëndë vdekjeprurëse. Ndërkohë, djali i saj po i lutet shtetit të Teksasit që t'i japë pezullimin e ekzekutimit ose faljen.

Son Begs Texas To Halt Mum's Execution Set For Next Week

Ai po shpreson për një “falje ose ndalim të ekzekutimit” dhe përpiqet të mos mendojë se çfarë do të ndodhë nëse kërkesa e tij për të parandaluar ekzekutimin e saj dështon.

53-vjeçarja ka thënë vazhdimisht se ajo është dënuar "pa arsye" për vrasjen e vajzës së saj 2-vjeçare Mariah në vitin 2007, duke thënë se vogëlushja vdiq nga plagët e marra në një rënie aksidentale.

Melissa Lucio's son begs Texas to halt her execution set for next week - Thelocalreport.in

Lucio është nënë e 14 fëmijëve përfshirë Mariah, dy të fundit prej të cilëve kanë lindur pas hekurave dhe janë dhënë për birësim. Ndërkohë, të gjithë fëmijët e saj po i luten shtetit të Teksasit që ajo të mos dënohet me vdekje.

Melissa Lucio's son begs Texas to halt her execution set for next week - English News

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit