Shkon në Vaqarr të rregullojë makinën, i ngel sipër urës për një arsye që nuk ia merrte mendja kurrë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.04.2022, 19:16

Një i ri nga Tirana ka shkuar pranë një servisi në Vaqarr për të rregulluar automjetin e tij, por është përballur me një surprizë të pakëndshme. Pasi më në fund rezervoi një orar të lirë për makinën e tij për riparim dhe pasi riparimi mbaroi, makina ngeli papritur sipër urës. I riu shpjegon se në momentin e fundit kur gjithçka mbaroi, ikën dritat dhe automjeti i ngeli sipër. Ai dërgoi mesazh pranë redaksisë sonë me shpresën se dikush e sheh hallin e tij dhe i rikthen dritat, të paktën sa të ulë makinën.

Ne vijim mesazhi:

Pershendetje JOQ, amon i thuj Oshee ti sjelli dritat 2min sa te ul makinen nga ura ketu ne Vaqarr. Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit