Pasi shpërndau të dhënat e miliona shqiptarëve, Mirlinda e AKSHIT i “shpërndan” Dulakut 2 milion euro

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.04.2022, 20:47

Vetëm pak muaj më parë bëri bujë të madhe shpërndarja e disa databasave me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Të gjithë mësuan se ku punonte kushdo, sa e kishte rrogën, çfarë makine kishte në pronësi etj, etj. Dyshime të forta ka se informacioni rrodhi nga databasat e AKSHI-t, i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit është përmendur shpesh herë në dhjetra e dhjetra tendera të dyshimtë në shifra tej caqeve normale, shpesh në nivel miliardash.

Duket se një gjë të tillë ajo e ka bërë edhe së fundmi në një tender që ka të bëjë me shërbimet e ndërlidhjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile me zyrat e saj rajonale. Për këtë AKSHI i Mirlindës ka hapur një procedurë tenderimi të hapur, mbi kufirin e lartë monetar, me numër reference REF-18822-02-07-2022. Objekti i saj është “Shërbimet e ndërlidhjes së DPGJC-së me zyrat e saj rajonale- për DPGJC” me një fond limit prej 220,339,123 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.1 milion euro me TVSH.

Ky tender, ashtu si pjesa dërrmuese e tenderave të tjerë të organizuara nga zonja Karçanaj, mban erë, dhe të rëndë madje. Themi kështu pasi nëse studiojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi vihen re disa elemente tepër të dyshimta. Kështu, shikohet se kemi një mungesë reale konkurrence ndonëse tenderi është në shifra tepër të larta. Kjo, pasi në garë janë paraqitur vetëm dy kompani. Ndërkaq, të dyja kompanitë kanë ofruar vlera të përafërta me njëra-tjetrën. Fituese është shpallur firma ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS me ofertë 215,475,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2 milion euro me TVSH. Kjo ofertë është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, pasi rezulton të jetë sa 97.8% e tij. Pronarët e firmës fituese rezultojnë të jenë vëllezërit Dulaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit