KËSHILLIMI KOMBËTAR/ Dështimi i Ramës i kushtoi shqiptarëve 300 MIJË €, kush oligark përfiton nga legalizimi i kanabisit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.04.2022, 12:22

E dini që “Këshillimi Kombëtar” kjo nismë e dështuar e qeverisë Rama u ka kushtuar shqiptarëve 300 Mijë €?! Procesi është zhvilluar nëpërmet dy tenderave të shpallur nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

321 MLN LEKË pa TVSH i janë dhënë Albamedia sh.p.k. për “Blerje Zarfa A4, Zarfa A5/B5, Etiketa Adezive dhe printim të pyetësorit dhe letrës shoqëruese” dhe në tenderin promovues “Blerje dhe printime të materialeve promocionale për Këshillin Kombëtar”, 40 MLN LEKË pa TVSH.

Ekspertë të fushës e kanë konsideruar nismën e Ramës si NUL. Kjo për faktin e thjeshtë pasi nuk është e dëgjuar që 25% e popullisisë që është bërë pjesë e procesit, sipas Ramës, të përfaqësojë 100% të popullsisë.

Pyetja që bie në gjithë këtë tymnajë që ngriti sërish kryeministri që mendon për shqiptarët, është: Kujt do i shërbejë e gjithë kjo farsë?

Ai sqaroi ditën e djeshme se ligjërimi i përdorimit të kanabisit në vend do të bëhet për arsye mjekësore pasi sipas tij: “Sot në botë është një industri e tërë farmaceutike që bazohet mbi kanabisin dhe prodhojnë ilaçe e kremra”.

Me diçka të tillë ai nënkupton ngritjen e një industrie kultivimi kanabisi të kontrolluar e më pas shitjen e tij në farmacitë e vendit për përdorim mjekësor ose eksportin e mallit, ose në rastin më të mirë, përdorjen për kremra apo ilaçe nëse gjendet një investitor. Le të ndalemi tek kjo pjesë:

“Kjo do të thotë se ngrihet një industri e re e kultivimit të kanabisit në kushte komplet kontrolli. Kushte shumë strikte laboratorike me videosurvejim për rrënjë etj, sepse ndryshe nuk ta merr njeri dhe produkti shkon për eksport ose mund të përdoret këtu, gjithmonë në rast se do të ngrihet këtu industria e përpunimit dhe do të ketë investitorë që do ta përpunojnë kanabisin për kremra e ilaçe. Është shumë e rëndësishme se si kultivohet dhe çfarë cilësie ka produkti bazë për ta eksportuar”,-tha Rama ndër të tjera.

Pra malli do të shkojë një pjesë për eksport dhe pjesa tjetër për shitje në farmacitë e oligarkëve shqiptarë të Shëndetësisë e për përpunim të brendshëm nga vetë ata në mënyrë që biznesi i tyre të fusë kanabisin e ligjshëm për përdorim apo nënproduktet e tij.

Ky shërbim i prodhimit të kremrave apo ilaçeve me bazë kanabisin, mund të përdoret në të ardhmen edhe argument nga qeveria për dhënien me koncesion tek një investitor, një nga oligarkët e shëndetësisë, për të eksportuar një markë përfaqësuese ndërkombëtare shqiptare në botë.

Nëse fokusohemi tek pjesa informale, ligjërimi i kanabisit në vend do të thotë që në këto agjenci do të punësohen persona të posaçëm për rritjen dhe kultivimin e kanabisit dhe do të eksportohet një sasi e madhe jashtë vendit në mënyrë të ligjshme, pra përllogariteni vetë pjesën se çfarë bluhet në gjithë këtë shfaqje që shitet si sukses.

Kush është përfituesi i vërtetë pas nismës së dështuar të Ramës për legalizimin e kanabisit?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit