Veliaj shtiret sikur po jep Iftar, ndërkohë që parkon makinën gabim në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.04.2022, 21:24

E kemi thënë shpesh që realiteti dhe propaganda janë dy gjera të ndryshme por që bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, sidomos në veprimtarinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Mjafton të përmendim përshembull faktin që në Ditën pa Makina, Veliaj propagandonte sikur i jepte biçikletës ndërkohë që Tirana në realitet atë ditë u përmbyt nga betonieret.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në rastin që do ju paraqesim sot. Kujtojmë si parantezë që Veliaj dy ditë më parë u shtir sikur dha Iftar në Tiranë. Natyrisht nuk munguan as fotot e rastit. Por në fakt rezulton se mbrëmjen e sotme, super-makina Mercedes Benz Maybach në përdorim të tij, është fotografuar nga qytetarët e parkuar gabim pranë Komunës së Parisit. Duket se Veliaj nuk i ndahet kurrë dy standarteve, njërit para kamerave dhe tjetrit pas kamerave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit