Bledi Çuçi “i bën respektin” Grigor Jotit, 300 milionë lekë për të blerë bojë printeri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.03.2022, 22:20

Nuk ngelet mbrapa shokëve as etë Bledi Çuçi, ministri i Brendshëm që deri pak kohë më parë i bënte reklamë vajit të palmës, i njohur gjërësisht për pasojat e tij në sëmundjet kardiovaskulare apo deri edhe kanceroze. Gjithsesi përtej kësaj, rezulton se ministri në fjalë i ka bërë një qokë të vërtetë njërit prej biznesmenëve “të preferuar” të pushtetit , Grigor Joti. Ky i fundit rezulton të ketë marrë një numër tepër të lartë tenderash nga pushteti qëndror dhe ai lokal, ku në një pjesë dërrmuese kanë qenë të dyshimta.

Natyrisht edhe në tenderin e sotëm, ka plot dyshime. Por për çfarë bëhet fjalë? Ministria e Brendshme nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ka organizuar tenderin me numër reference REF-00458-07-07-2021 dhe me objekt “Lotin 7 Blerje Tonera për Ministrinë e Brendshme dhe institucionet e vartësisë”. Fondi limit i tij është llogaritur nga Bledi Çuçi në vlerën 61,533,711 lekë të reja pa TVSH ose rreth 740 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por dyshimet fillojnë pikërisht në hulumtimin e dokumentacionit përkatës të kësaj procedure. Kështu vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani, nga të cilat 2 janë në pronësi “de facto” të të njëjtit pronar, pra Grigor Joti. Bëhet fjalë për kompanitë “INFOSOFT OFFICE" SHPK dhe IT GJERGJI KOMPJUTER” SHPK. Kujtojmë që Grigor Joti ka qenë ortak themelues i kompanisë "INFOSOFT OFFICE SHPK". Ndërkaq në garë ka hyrë edhe kompania “MARKETING & DISTRIBUTION” SHPK. Fituese është shpallur firma kompanitë “INFOSOFT” OFFICE SHPK me vlerë të ofruar 24,179,054 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por ku qëndron problemi? Kompania tjetër ka ofruar mbi 150 milionë lekë të vjetra më pak se Grigor Joti, por përsëri nuk është shpallur fituese. Një diferencë e tillë natyrisht është tepër e madhe dhe shton bindshëm dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Nuk dihet nëse SPAK do të bëjë ndonjë vizitë në zyrën e ministrit. Ju si thoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit