Hyjnë me këmbë të djathtë në SPAK Arbër Teqja dhe Edlira Bode/ I vjedhin popullit 30 MLN LEKË!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.03.2022, 20:40

Nëse do të përmendnim fjalën Spitali Amerikan, padyshim që do t’ju vinte në mendje zhvatja e pacientëve, vjedhja e xhepave të shqiptarëve nëpërmjet koncesionit të Hemodializës dhe padyshim administratori Klodian Allajbeu.

Ky i fundit veçse është kthyer në një gllabërues të parave publike, është siguruar që edhe ortakët e tij në biznes të kenë lezetet e Buxhetit të Shtetit.

Arbër Teqja pronari i Eco Riciklim, dhe njëkohësisht ortaku i tij i biznesit Equos Resort, ka përfituar një tender me vlerë 30 MLN Lekë me TVSH nga ish-deputetja e PS tashmë drejtoreshë e Traumës Edlira Bode.

Kjo e fundit i ka përkëdhelur sedrën Teqjas dhe oratkut të tij Ervin Meçes duke i dhënë një tender për evadim mbetjesh spitalore me vlerë 100% të Fondit Limit. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ jo vetëm për Mungesë Konkurrence por për faktin se ky tender ka patur një procedurë me Negociim pa Njoftim!!!

KËTO LLOJ PROCEDURASH JANË TË NDALUARA NË SHTETIN SHQIPTAR QË PREJ ARRESTIMIT TË FATOS TUSHES PËR TENDERIN 25 MLN LEKË!!!

Vetë Rama ka qenë ai që ka ndaluar procedura të tilla të zhvilloheshin pasi në të kundërt do të viheshin nën hetim nga SPAK për favorizime klienteliste të tenderave publike.

Në parim prangat janë gati për Edlira Boden dhe Teqjan të cilët do të nisin me këmbë të mbarë misionin e SPAK përsa i përket funksionarëve publikë dhe biznesmenëve klientelistë, nëse gjithmonë institucioni i drejtuar nga Ben Kraja nuk do mbyllë sytë.

Përpos faktit që mediat po ia bëjnë punën më të lehtë SPAK duke denoncuar vjedhjet që i bëhen Buxhetit të Shtetit dhe abuzimit me detyrën nga funksionarët publikë, populli i varfër shqiptar krijon një panoramë më të gjerë se si, kur, kush dhe kujt i futen në xhep taksat e tyre. Dhe SPAK nuk duhet të hiqet sikur nuk informohet dhe është shumë i zënë me dosje për të parë vjedhjet që u bëhen parave tët popullit, pasi edhe personat e caktuar që kontrollojnë aktivitetin për mediat fundja i paguan me taksat tona.

KUSH ËSHTË ARBËR TEQJA DHE HISTORIKU I TIJ FAMËKEQ ME TENDERAT PUBLIKË

Teqja ka qenë i arrestuar në vitin 2015, si një prej përfituesve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet skemës së rimbursimit të medikamenteve nëpërmjet farmacisë së tij “Express”. Teqja u arrestua për evazion fiskal, pasi kishte përfituar në mënyrë abuzive nga fondi i rimbursimit të ilaçeve, nëpërmjet falsifikimit të recetave.

Por nuk ndalet këtu informacioni për Teqjan! Rezulton se nëpërmjet kompanisë tjetër të tij DIAL-ALB ai është gjobitur në kohën e pandemisë nga Autoriteti i Konkurrencës me masë administrative gjobë në vlerën e 1.2 milionë lekëve për shumëfishim të çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave në muajt kur Shqipëria u kalua nga pandemia e Covid-19, duke zhvatur kështu qytetarët e varfër shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit