Oligarku Shkëlqim Fusha gllabëron Syrin e Kaltër! Mirela Kumbaro i fut në xhep 300 MLN Lekë nga taksat tona

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.03.2022, 09:28

Rreth një muaj më parë JOQ ALBANIA denoncoi publikisht një tender me karakter korruptiv përsa i përket ndërtimit të një vend-parkimi tek zona e Syrit të Kaltër të Sarandës nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nën varësinë e MTM.

Tenderi me objekt: Ndërtimin e hapësirave publike për akomodimin e automjeteve dhe aksesimin e tyre në zonën e mbrojtur “Syri i Kaltër” i është dhënë FUSHA shpk të Shkëlqim Fushës për 300 MLN Lekë.

Ironia qëndron që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do i vërë traun me pagesë Syrit të Kaltër për vizitorët të cilëve do u duhet të paguajnë për të parkuar makinat e tyre nëse duan të shkojnë atje. Në tender nuk përmendet rregullimi i rrugës së lënë rrugëve, por vjelja e turistëve.

Padyshim që qeveria ka menduar për të gjitha, dhe për këtë do duhej një tender tjetër që kap miliarda po prapë me paratë tona.

Ky tender i është dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha pavarësisht se nuk ishte ofertuesi me vlerën ekonomike më të ulët të ofruar dhe të gjithë operatorët e tjerë janë skualifikuar nga gara. E thënë me pak fjalë thesari publik i Jugut të vendit do i jepet Shkëlqim Fushës në një formë koncesioni, i cili nuk do të lejojë qytetarët të hyjnë pa paguar një tarifë parkimi tek trau i vënë me lejen e Kumbaros.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit