Eliminimi nga Botërori, Ibrahimovic merr vendimin për të ardhmen e tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.03.2022, 14:43

Zlatan Ibrahimovic dhe Suedia e tij nuk mundën dot mbrëmjen e djeshme të kualifikoheshin në Botërorin e Katarit, duke u eliminuar nga Polonia. Megjithatë, e ardhmja e Zlatan në futbollin e luajtur me sa duket nuk ka qenë e lidhur me praninë e tij në Botërorin 2022. Ajo shihej si shtysa e madhe e suedezit për të vazhduar karrierën në futbollin e luajtur dhe arsyeja pse kishte lënë deri tani në vendnumëro diskutimet për rinovimin apo jo me Milanin.

Por pavarësisht eliminimit të Suedisë, Ibrahimoviç ka vendosur që të vazhdojë të luajë, pse jo edhe në përfaqësuesen e tij duke ëndërruar Europianin e radhës, edhe pse ai është pas më shumë se dy vitesh. I ngacmuar pas ndeshjes nëse këto minuta ishin ato të fundit me përfaqësuesen, Ibrahimoviç bëri të qartë se ëndërron që të veshë përsëri fanellën e kombëtares, edhe pse nuk ka atë rol kryesor që do të shpresonte.

Ai tha:

Shpresoj të vazhdoj për sa kohë që të jem në shëndet të mirë dhe të mund të kontribuoj."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit