Ekskluzive/ Pasi u bë “Beu” i Dhërmiut, Gaz Paja kërcënon punëtorët në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.03.2022, 22:10

Vetëm pak ditë më parë lajmi se gaztori Gaz Paja kishte marrë 133 mijë metra katrorë në Dhërmi, habiti të madh e të vogël. Siç ju kemi informuar, Edi Rama nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, e shpalli Pajën “investitor strategjik” në Dhërmi. Gaz Paja nëpërmjet kompanisë së tij “Ecotech Energy Services” në bashkëpunim me një kompani tjetër të quajtur “Startek”, do të investojë rreth 14 milionë euro për ndërtimin e një resorti luksoz në Dhërmi.

Por duket se pasi u bë “Beu” i Dhërmiut, Gaz Paja filloi “të fryhet” dhe të arrijë deri aty sa të kërcënojë disa punëtorë që po punonin në Tiranë tek kompleksi Kodra e Diellit në pronësi të oligarkut dhe mikut tjetër të Velijat, Gentjan Sula të AGIKONS. Sipas raportimeve të mbërritura pranë redaksisë së JOQ Albania, Gaz Paja ka kërcënuar punëtorët që po punonin në një objekt pranë vilës së tij tek Kodra e Diellit. Nuk dihet ende se si ka arritur të blejë Paja një vilë që sipas llogaritjeve kushton mbi 400 mijë euro, por sipas denoncimit mësohet se Paja ishte shqetësuar nga zhurma e punimeve pranë vilës së tij dhe ka kërcënuar punëtorët.

Në vijim mesazhi i qytetarit dhe video e mbërritur pranë redaksisë sonë:

“Pershendetje Joq, Gaz Paja duke kërcënuar punetoret te Kodra e Diellit. Ka vilat atje dhe kërcënon punetoret pse punojnë... Punetoret po punonin dhe ai erdhi duke i kërcënuar se iu prish qetësia. Flm”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit