Policia e Kosovës në kërkim të TikTok-erit shqiptar, në 2015 plagosi një efektiv në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2024, 10:01

Policia e Pejës në Kosovë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një TikTok-eri i cili akuzohet për “Shtytje në kryerjen e veprës penale 'degradimi i integritetit seksual”.

Ky personazh i njohur i këtij rrjeti social është Xhemal Uka, me origjinë nga Puka. Shqiptari që në TikTok njihet me emrin “FireFire” aktualisht ndodhet në një burg të Francës për grabitje me dhunë.

Gjykata e Apelit në Caen e ka dënuar shqiptarin për një seri vjedhjesh të kryera nga fundi i dhjetorit 2020 deri në fillim të janarit 2021 në disa qytete franceze. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi dënimin me katër vite burg për shqiptarin Uka, pasi ky i fundit ishte dënuar në dhjetor 2021 nga Gjykata Penale e Caen-it, së bashku me një tjetër shqiptar.

Në vitin 2020 Uka ka mbërritur në Francë për azil pasi pretendonte se në Shqipëri i rrezikohej jeta për shkak të plagosjes së një polici në 2015. Por me mbërritjen në shtetin francez ai nisi vjedhjet në disa qytete, gjatë ditës e natës, në shtëpi që ishin të pabanuara, por jo vetëm. Vjedhjet e tij përfshinin bizhuteri, ora, elektroshtëpiake vlera e të cilave konsiderohet se kapte një shifër prej 94,000 euro. Madje ai dyshohet se ka tentuar të shesë disa bizhuteri të vjedhura në një dyqan në Paris, por askush s'ia ka blerë.

Ndërkohë që në Shqipëri, Xhemal Uka është arrestuar në moshën 20-vjeçare pasi në dhjetor të vitit 2015, ka goditur me thikë policin Sami Gjyzelin, efektiv i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësi. Frika se familja e policit mund ta lëndonte, e kanë shtyrë Ukën që të largohet nga Shqipëria.

Por qëndrimi në burg dhe sfidat në TikTok e kanë rikthyer sërish në vëmendjen e shqiptarëve. Sfidat që ai realizon në këtë rrjet social janë skandaloze dhe aspak normale. Madje sfida e fundit e zhvilluar me një të ri nga Kosova u bë shkak për arrestimin e tij dhe mbylljen e rrjeteve sociale nga ana e Ukës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit