“Ma vranë djalin”, prindërit e njërit prej fëmijëve e panë tragjedinë e Durrësit nga kamerat e sigurisë së biznesit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.05.2026, 17:09

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe trishtimi, në zonën e ish-Kënetës në Durrës u zhvillua ceremonia mortore e dy fëmijëve të mitur, Kles Nikolli dhe Enea Muça, të cilët humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një 57-vjeçar, Nikoll Radaçi.

Familjarë, të afërm dhe banorë të zonës u mblodhën për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy vogëlushëve, në një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe më gjerë.

Mes dhimbjes së madhe, një banore e zonës që mori pjesë në ceremoninë mortore ka ndarë me mediat detaje prekëse për reagimin e familjes së njërit prej fëmijëve. Sipas saj, nëna e 9-vjeçarit Kles, e cila ndodhej në Itali pranë bashkëshortit të saj të sëmurë rëndë me kancer, e ka parë tragjedinë përmes kamerave të sigurisë.

Ajo tregon se lajmi është përjetuar në mënyrë shkatërruese nga familja, e cila ndodhej e ndarë në dy vende për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit. Në momentin kur ka kuptuar çfarë kishte ndodhur, nëna e vogëlushit ka shpërthyer në dëshpërim, duke thënë se djalin ia morën pranë derës së shtëpisë.

“Kanë qenë një familje e qetë, që jetonin vetëm për punën e tyre. Ishin të thjeshtë dhe të varfër. Në atë moment tragjik, nëna ndodhej në Itali për shkak të gjendjes së rëndë të bashkëshortit. Ngjarjen e ka parë përmes kamerave dhe ka reaguar me dhimbje të madhe, duke thënë se ‘ma vranë djalin në derë të shtëpisë’,” rrëfeu banorja.

Ajo shtoi se babai i fëmijës ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi arrin të flasë, ndërsa familja është përballur me një goditje të dyfishtë, mes sëmundjes dhe humbjes tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit